Safet Gjici: Partizani rivali i radhës, patjetër na duhet fitorja

614
Nga Agron KAJA
INTERVISTA/ Flet për “Telegraf”Presidenti i FK Kukësi, kërkon nga skuadra tri pikët në ndeshjen 
Skuadra Kampione e Shqipërisë humbet në Kupë ndaj inferiorëve të Egnatias, si e kaluat këtë moment?
Natyrisht që nuk është një rezultat i mirë, jo vetëm se luajtëm ndaj një skuadre shumë më inferiore, por se ne kemi synim që të fitojmë të gjitha trofetë e sezonit, dhe Kupa e Shqipërisë është njëra prej tyre. 

E keni besimin e Kukësi do ta përmbysë rezultatin e ndeshjes së parë me Egnatian në Kupë?
Natyrisht që do ta përmbysim rezultatin në ndeshjen e kthimit, por unë nuk dua që ky rezultat të ketë ndikim për vazhdimësinë e skuadrës, sepse ritmika e aktiviteteve është e ngjeshur. Ndaj atë e quaj një moment të dobët, një nënvleftësim nga i cili skuadra është “divorcuar”dhe unë pres ndryshimin.

Këtë ndryshim e kërkoni vetëm në Kupë, apo edhe në Kampionat?
Unë ju përmenda më sipër, se ritmika e veprimtarive është e ngjeshur me ndeshje Kampionati e Kupe, që nënkupton faktin, se edhe ndryshimet në sensin pozitiv duhen brenda kësaj logjike.

Këtë fundjavë luani një ndeshje delikate me Partizanin, e mendoni këtë si një sfidë direkt për Titullin Kampion?
Partizani natyrisht që është një skuadër e mirë në Kategorinë Superiore sot, dhe nga ana jonë vlerësimi është i tillë. Kanë deklaruar se këtë sezon do të jetë pretendent për titullin kampion, edhe pse ka humbur me Laçin në javën e parë, dhe ne të tillë e vlerësojmë.

Në vlerësimin tuaj, humbja e Partizanit me Laçin, do të jetë një motiv më shumë për fitoren në ndeshjen e javës së dytë?
Absolutisht që jo, sepse asnjëra skuadër, e madhe apo e vogël, nuk mund të vlerësohet vetëm nga një rezultat, cilido qoftë ai. Në start kanë gabuar skuadra të mëdha, por në fund kanë arritur suksese, ndaj dhe ne në ndeshjen e radhës me Partizanin, nuk e kemi parasysh atë humbje të tij në javën e parë ndaj Laçit.

Mendoni se kjo humbje mbetet si “hije”për vazhdimësinë e Partizanit, dhe të përfitoni në këtë moment?
Nuk marr përsipër të analizoj Partizanin, sepse unë jam President i skuadrës së Kukësit. Ne asnjëherë nuk nisemi nga përfitimet që mund të sjellë gjendja e çdo kundërshtari. Rëndësi për mua ka që, skuadra ta vlerësojë Partizanin si një nga rivalët më të fortë në këtë sezon për të gjitha trofetë. Dhe në këtë vlerësim, të gjejë fitoren.

Që sipas jush, kur thoni rezultatin: është fitorja, apo barazimi?
Nuk bëhet fjalë që Kukësi të hyjë në një ndeshje për barazim, me cilin do kundërshtar. Ndaj edhe me Partizanin duhet fitorja, që është synimi i vetëm i yni në këtë përballje. Nuk nisemi nga faktorë të tjerë, për ne rëndësi ka që loja të sjellë fitoren tonë. Me këtë fitore “harrohet”edhe humbja me Egnatian.

Në synimet tuaja për këtë edicion, ku e mendoni Kukësin?
Po ja u përsërit edhe një herë, se Kukësi tashmë është skuadër elite dhe në çdo sezon, synimet janë për të fituar titullin kampion, Kupën dhe Superkupën. Të gjitha trofetë.
Nuk marr përsipër të analizoj Partizanin, sepse unë jam President i skuadrës së Kukësit. Ne asnjëherë nuk nisemi nga përfitimet që mund të sjellë gjendja e çdo kundërshtari. Rëndësi për mua ka që, skuadra ta vlerësojë Partizanin si një nga rivalët më të fortë në këtë sezon për të gjitha trofetë. Dhe në këtë vlerësim, të gjejë fitoren.
BILANCI
PARTIZANI-KUKËSI
Në Kategorinë Superiore
Datë 2 tetor 2013 
Kukësi-Partizani 0-1
Datë 1 shkurt 2014 
Partizani-Kukësi 0-0
Datë 20 prill 2014 
Partizani-Kukësi 1-0
Datë 14 shtator 2014 
Kukësi-Partizani 0-1
Datë 23 nëntor 2014 
Partizani-Kukësi 2-0
Datë 14 shkurt 2015 
Kukësi-Partizani 3-0
Datë 18 prill 2015 
Partizani-Kukësi 1-1
Datë 19 shtator 2015
Partizani-Kukësi 2-0
Datë 28 nëntor 2015 
Kukësi-Partizani 0-1
Datë 22 shkurt 2016 
Partizani-Kukësi 1-0
Datë 25 prill 2016
Kukësi-Partizani 0-1
Datë 1 tetor 2016 
Kukësi-Partizani 1-0
Datë 6 dhjetor 2016
Partizani-Kukësi 0-0
Datë 26 shkurt 2017 
Kukësi-Partizani 0-0
Datë 5 maj 2017
Partizani-Kukësi 1-1
NË TOTAL
Nd 15, F 8, B 5, H 2, G 12:6
Ndeshjet-Sezoni 2017-2018 
Datë 18 shtator 2017 
Partizani-Kukësi 19:00
Datë 15 nëntor 2017 
Kukësi-Partizani 14:00
Datë 27 janar 2018 
Partizani-Kukësi 14:00
Datë 1 prill 2018 
Kukësi-Partizani 14:00
Ndeshjet-Java e dytë
Të shtunën,16 shtator 2017 
Flamurtari-Lushnja 19:00
Të dielën, 17 shtator 2017 
Laçi-Luftëtari 16:00
Vllaznia-Teuta 19:00
Të hënën, 18 shtator 2017 
Kamza-Skënderbeu 16:00
Partizani-Kukësi 19:00
RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.Laçi 1 3
2. Skënderbeu 1 3
3.Vllaznia 1 3
4.Teuta 1 3
5.Kukësi 1 3 
6. Luftëtari 1 0
7.Kamza 1 0
8.Flamurtari 1 0
9.Lushnja 1 0
10.Partizani 1 0
Golashënuesit
1 gol: Bakaj (1p) (Kukësi), Lilaj (1p), Muzaka (Skënderbeu), Lena (1p), Shehaj (Teuta), Abazaj (Luftëtari), Hasani (Vllaznia), Gava (1aut) (Lushnja), Kallaku, Maikon (Laçi)
Sigal