Safet Gjici lë lojtarët dy muaj pa rroga, zbulohet arsyeja

196
Mësohet se klubi i Kukësit ka vendosur që të mos i japë lojtarëve rrogat e nëntorit dhe dhjetorit.
Ky vendim është marrë nga presidenti Safet Gjici në formë gjobe pas paraqitjeve të dobëta të skuadrës dhe gjithçka është vendosur tashmë.
Përveç futbollistëve edhe stafi teknik nuk do t’i marrë këto rroga të dy muajve.
Burime pranë lojtarëve të ekipit kuksian shprehen se ky vendim ka lënë shumë të zhgënjyer futbollistët, madje pritet një furtunë e madhe largimesh.