Sigal

Armando Sadiku ka reaguar me një mesazh në rrjetet sociale, pas operacionit në gjurin e majtë që do ta lërë për gjashtë muaj larg fushave të lojës. Sulmuesi ka falënderuar ata që i kanë qëndruar pranë në këto ditë të vështira, ndërsa ka premtuar se do të jetë përsëri shpejt në fushë.

“Diçka e papritur më ndodhi! Por falë ndihmës së Zotit çdo gjë shkoi mirë dhe sot u ktheva në shtëpi pas operacionit! E di që nuk do të jetë e lehtë të qëndroj për një kohë të gjatë jashtë fushës. Por kush më njeh e di mirë që nuk është hera e parë për mua një dëmtim i tillë. Fjalët nuk më pëlqejnë shumë por do të punoj fort të kthehem përsëri në fushën e gjelbër! Faleminderit të gjithëve për sms inkurajuese që më keni dërguar, ju përshëndes, Armando”, ka shkruar sulmuesi në rrjetet sociale.