Sadiku: “Miqësorja me Gjeorgjinë, test para ndeshjes me Norvegjinë”

489
Sigal

Armando Sadiku, sulmuesi i Luganos dhe i Kombëtares A, konfirmoi për gazetën “Telegraf” se, me gjithë interesimin e shumë klubeve dhe dëshirën e tij për t’u transferuar në një klub më prestigjioz, ai do ta mbyllë sezonin futbollistik te skuadra zvicerane e Challengue League. Sadiku është “viktimë” e një rregulli strikt të FIFA-s, që nuk i lejon lojtarët të luajnë me më shumë se dy ekipe brenda një sezoni. Elbasanasi e nisi kampionatin si lojtar i Lokarnos (u aktivizua vetëm në një ndeshje), përpara se transferohej te Lugano. Elbasanasi vazhdon të jetë një makinë golash edhe me ekipin e tij të ri, Luganon. Nëse sezonin e kaluar realizoi për Lokarnon, 19 gola në 27 ndeshje në kampionat, midis tyre dhe një tripletë në fitoren 3-0 kundër Delemont (21 prill 2012), këtë vit ka shënuar 11 gola në 16 ndeshje me Luganon. Sadiku kryeson listën e g

 – Armando, mediat e huaja folën shumë gjatë ditëve të fundit për një transferim të mundshëm tuajin nga Lugano, duke përmendur ekipe nga Italia, Gjermania, Zvicra, madje dhe nga Anglia. A do të lëvizni nga Lugano?olashënuesve të Challenge League, por skuadra e tij ndodhet në vendin e 7-të nga 10 skuadra që ka kampionati. Dje, Lugano mbërriti në Antalia të Turqisë, atje ku skuadra zvicerane do të kryejë edhe fazën përgatitore dimërore, të programuar deri në datën 26 janar.

 – Jo, do të qëndroj te Lugano. Sigurisht, nuk më munguan ofertat, madje shumë serioze nga disa ekipe, të cilat ia adresuan klubit, por dhe menaxherit tim, por për shkak të rregullores së FIFA-s nuk mund të lëviz. Në fillim të sezonit luajta për ish-skuadrën time, Lokarnon, ndërkohë që rregulli i FIFA-s nuk lejon që të aktivizohesh në më shumë se dy skuadra brenda një sezoni futbollistik.

 – Sezonin e kaluar fituat “Këpucën e Artë” të Challenge League, kur ishit në radhët e Lokarnos, ndërkohë që sërish kryesonin renditjen e golashënuesve në pjesën e parë të edicionit. A nuk do të ishte më bukur të kishit një palë “Këpucë të Arta”?

 – (Qesh) S’do të ishte keq. Për momentin kryesoj listën e golashënuesve të kampionatit, kështu që e konsideroj të mundshme fitimin e “Këpucës së Artë”. Gjithsesi, konkurrenca është e fortë. Unë kam realizuar 11 gola, por pas meje janë tre lojtarë me secili nga 9 gola. Fitimi i “Këpucës së Artë” është dhe objektivi im, por ajo që është më e rëndësishme janë pikët që duhet të marrë dhe t’i jap ekipit tim. Ndihem shumë mirë fizikisht dhe kjo do të më ndihmojë.

 – Të gjitha ekipet Challenge League po kryejnë fazën përgatitore dimërore jashtë Zvicrës. Ku po e bën Luganoja juaj?

 – Ne sot (dje) mbërritëm në Antalia të Turqisë. Do të qëndrojmë deri në datën 26 janar, pra do të jemi rreth 12 ditë, të cilat do t’i shfrytëzojmë edhe për ndeshje miqësore.

 – Me cilët kundërshtarë do të përballeni?

 – Me dy skuadra gjermane të Bundesligës 2, Hertën e Berlinit dhe Padebornin. Me këtë të fundit luan edhe Alban Meha, mesfushori i Kombëtares shqiptare.

 – Pra, do të kemi një duel kuqezinjsh në Turqi, apo jo?

 – Mund ta konsideroni dhe ashtu, megjithëse flitet veçse për një miqësore.

 – Në fillim të muajit shkurt do të jetë miqësorja e Kombëtares A, ajo kundër Gjeorgjisë. Si e vlerësoni atë takim?

 – Natyrisht që, ndeshjet miqësore vetëm i bëjnë mirë ekipit dhe sidomos lojtarëve të rinj. Trajneri De Biazi po afron shumë të tillë dhe kjo ndeshje është një mundësi e mirë për të testuar veten, para takimit zyrtar me Norvegjinë, në mars, të vlefshëm për eliminatoret e Botërorit.

Meha, supergol kundër Shalkes

Mesfushorit të Kombëtares shqiptare, Alban Mehës, tregoi klasin e tij,pavarësisht se skuadra e tij, SC Padeborn, humbi 2-1 në miqësoren më gjigantët e Bundesligës 1, Shalke 04. Ndeshja u luajt në “Benteler-Arena”. Julian Draksler (58’) dhe Benedikt Hëvedes (69’) e çuan rezultatin në 2-0 për Shalken, ndërkohë që Meha shënoi një gol të bukur për skuadrën e tij në minutën e 79-të. Trajneri i Padebornit, Shmidt, e vlerësoi lojën e shqiptarit, por dhe të skuadrës së tij ndaj një ekipi si Shalke, që merr pjesë në Ligën e Kampioneve.

Dikur hero kombëtar në SHBA, tani Lens Armstrong rrezikon burgun

  Ish-çiklisti amerikan, Lens Armstrong, pranoi se kishte përdorur doping gjatë një emisioni televiziv në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mund të rrezikojë burgun. Qysh kur USADA, Agjencia Amerikane e Anti-Dopingut, zyrtarizoi faktin se, Armstrong, ish-fitues i shtatë “Tour de France”, kishte përdorur doping, ai gjendet në një situatë shumë të vështirë. Ai u akuzua se kishte përdorur “programin e dopingut më të sofistikuar në historinë e sportit”, duke humbur edhe 7 titujt e kampionit. Në qershor të vitit 2012, Armstrong deklaroi: “Kam kaluar thuajse 500 kontrolle anti-dopingu, pa dalë kurrë pozitiv’. Por, gjatë kësaj javë një episod i ri doli: i intervistuar nga prezantuesja e famshme Oprah Uinfrej, Lens Armstrong pranoi se ishte dopuar. Në fakt, emisioni ende nuk është transmetuar, pasi do të shfaqet në televizion ditën e enjte në kanalin “CBS”, në Shtetet e Bashkuara. Gjithsesi, lajmin e bëri të ditur gazeta “USA Today”, që bazohet mbi një burim anonim, duke pohuar atë që kishte thënë sportisti nga Teksasi. Zëdhënës i Armstrongut, Mark Fabiani, tha për agjencinë franceze të lajmeve, AFP: “Ne kemi rënë dakord me ekipin e Oprah, për të mos bërë asnjë koment deri në publikimin e intervistës dhe ne e respektojmë këtë marrëveshje”. Gazeta tjetër e njohur amerikane, “Nju Jork Tajms” bëri të ditur se, ish-çiklisti është i gatshëm të dëshmojë kundër drejtuesve të Federatës Ndërkombëtare të Çiklizmit (UCI) dhe kundër drejtuesve të Postës së Shteteve të Bashkuara. I shkurorëzuar nga shtatë titujt e tij të “Tour de France”, i lënë nga shumica e sponsorëve të tij, tani Armstrong rrezikon dhe burgun: gjashtë muaj, pasi ka gënjyer hetuesit e tij. Për më tepër, përveç konsekuencave penale dhe kthimi i parave që ka fituar nga sponsorit gjatë karrierës së tij.

 Formula e Blaterit, heqje pikësh për sjellje raciste

 Presidenti i FIFA-s, Sep Blater, deklaroi se ka gjetur mënyrën më të mirë për të zhdukur racizmin në futboll. Sipas tij, duhet zbatuar vendimi radikal me heqjen e pikëve për skuadrat, tifozët e të cilave ofendojnë me kore apo kryejnë veprime të tjera raciste kundër lojtarëve kundërshtarë. “Unë mendoj se ne nuk do të arrijmë kurrë ta zhdukim racizmin në futboll. Ne gjithmonë kemi marrë si shembull e Britanisë së Madhe për luftuar dhunën me ndërtimin e stadiumeve të rinj, duke edukuar dhe kontrolluar tifozët, por kjo nuk është e mjaftueshme. Unë mendoj se duhet të marrim masa më radikale, me heqjen e pikëve. Jam i sigurt që heqja e pikëve do të ketë një impakt më të madh se çdo masë tjetër”. Kreu i qeverisë botërore të futbollit, duke iu referuar rastit të “Kevin Prince Boateng”, i cili goditi me forcë topin drejt tifozëve kundërshtarë në miqësoren me Pro Patrias, duke u tërhequr nga fusha bashkë me futbollistët e tjerë të Milanit, tha se reagime të tilla nuk ndihmojnë në parandalimin e sjelljeve raciste. “Kam bërë një koment për këtë çështje dhe akoma kam të njëjtin mendim. Ndoshta në atë moment ka pasur një impakt, për t’u thënë tifozëve ja çfarë ndodh kur ofendon me sjelle raciste një futbollist, por braktisja e lojës nuk është zgjidhje. Sepse një problem, qoftë privat apo ekonomik, nuk mund të zgjidhet duke hequr dorë apo duke u larguar”, – tha Blater.