Sabjen Lilaj: Fitorja me Partizanin, një nga ndeshjet tona më të mira

150
Nga Agron KAJA
INTERVISTA/ Flet për “Telegraf” mesfushori i Skënderbeut, autori i dy golave me penallti në tre ndeshjet e para
Keni fituar një ndeshje me rezultat të pastër, jeni të kënaqur me fitoren ndaj Partizanit?
Sigurisht që jemi të kënaqur dhe optimistë pas kësaj fitoreje me Partizanit, një nga rivalët direkt për titullin kampion. Kemi zhvilluar një lojë shumë të mirë dhe e dominuam gjithë takimin, ndaj them se fitore të tilla kanë shumë vlera edhe në aspektin psikologjik.

Ndërsa ju vazhdoni të shënoni, gjithmonë nga pika e bardhë, mos keni ndërmend që këtë sezon të jeni “penalltisti” i Kategorisë Superiore?
Do të ishte mirë të ndodhte kështu, rëndësi ka që të shënoj më shumë në interes të suksesit të skuadrës sonë. Ndjehem i sigurt te penalltia, ndaj më kanë besuar mua që ti gjuaj, por rëndësi ka që edhe nga gola të tillë, Skënderbeu merr pikët e plota në ndeshje.

Ndaj Partizanit, ishte një fitore revanshi për ju?
Nuk e quajmë revansh, vetëm një fitore e radhës, dhe rëndësi ka që të vazhdojmë kështu me këtë ritëm gjatë gjithë këtij kampionati. Nga ana tjetër, Partizani mbetet skuadër e madhe, dhe nuk mendoj se i humbasin vlerat nga kjo humbje. Besoj se do të ngrihet, dhe ne e mendojmë më të fortë.

Më shumë se sa tri pikët, çfarë tregoi më shumë Skënderbeu në këtë sfidë?
Treguam më shumë motivim. Pas shumë viteve Kampionë dhe me ndeshje në Europë, duhet motivim më i madh për ne, dhe këtu mendoj se është vështirësia më e madhe e Skënderbeut në këtë periudhë. Motivimi do të na japë rezultate të mira në vazhdimësi.

Nisur nga fitorja e pastër 2-0, mendoni se funksionuan mirë të gjithë repartet tuaja në fushën e lojës?
Ka qenë një nga ndeshjet më të mira për të gjitha repartet. Të gjithë funksionuan në sinkron, që nga portieri i “Madh” Shehi, mbrojtja, mesfusha e sulmi. Ndoshta kjo harmoni në lojë ishte edhe një nga arsyet që kjo ndeshje ndaj Partizanit u fitua pastër 2-0.

Sulmuesi juaj Soue shënoi golin e parë në këtë kampionat, është sinjal i mirë ky për sulmin e Skënderbeut?
Ne si ekip jemi të lumtur që shënoi Soue, e do të shpresonim shumë që ai të vazhdonte kështu me gola. Në futboll ka edhe një ligj të pashkruar, që, kur sulmuesit shënojnë, ekipi ka vazhdimësi më të mirë në arritjen e synimeve.

Në javën e katërt keni një tjetër sfidë të fortë ndaj Kukësit, si e mendoni këtë përballje?
Në fakt, është shpejt për të folur për këtë ndeshje, sepse në mesjavë do të luajmë ndeshjen e dytë në grup në Evropa Ligë. Pas saj mendojmë për Kukësin, që gjithsesi, është skuadër e vlerësuar maksimalisht, sepse është Kampionia në fuqi.

Po për ndeshjen e mesjavës me zviceranët e Jang Boys, cili është synimi?
Natyrisht që, me çdo skuadër ku luajmë, ne hyjmë në fushë vetëm për fitore. Kështu edhe të enjten me Jang Boys-in. Ende nuk kemi filluar përgatitjet për këtë sfidë, sepse janë edhe 3-4 ditë përpara, por do të përgatitemi që në arritjen e synimit, të japim më të mirën tonë. 
Ka qenë një nga ndeshjet më të mira për të gjitha repartet. Të gjithë funksionuan në sinkron, që nga portieri i “Madh” Shehi, mbrojtja, mesfusha e sulmi. Ndoshta kjo harmoni në lojë ishte edhe një nga arsyet që kjo ndeshje ndaj Partizanit u fitua pastër 2-0
2 gola
Në tre ndeshjet e Kategorisë Superiore, Sabien Lilaj ka shënuar 2 gola për Skënderbeun, të dy me penallti
7 skuadra
Në 5 ndeshjet e javës së tretë, në 8 golat që u shënuan në këtë javë, 6 skuadra nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës
KATEGORIA SUPERIORE
Ndeshjet-Java e 3-të
Të shtunën, 23 shtator 2017 
Luftëtari-Vllaznia 0-0
Lushnja-Kamza 0-0
Skënderbeu-Partizani 2-0
Shënues: Soue 65’, Lilaj (p) 86’ 
Të dielën, 24 shtator 2017 
Kukësi-Laçi 3-0 
Shënues: Fangaj 72’ (a), 
Kale 77’, Bakaj 86’
Teuta-Flamurtari 1-2 
Shënues: Hila 75’/ 
Bushiç 3’, 37’

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.Skënderbeu 3 7
2.Kukësi 3 7
3.Flamurtari 3 6 
4.Teuta 3 6
5.Vllaznia 3 4
6.Luftëtari 3 4
7.Laçi 3 3
8.Kamza 3 2
9.Lushnja 3 1
10.Partizani 3 1
GOLASHËNUESIT
3 gola: Bushiç (Flamurtari)
2 gola: Abazaj (Luftëtari), Lilaj (2p) (Skënderbeu), Bakaj (1p) (Kukësi) 
1 gol: Shkodra, Muzaka, Soue (Skënderbeu), Çyrbja, Lena (1p), Shehaj, Hila (Teuta), Alvesh, Musta (Flamurtari), Kallaku, Eskuedra (Laçi), Kale (Kukësi), Hasani (Vllaznia), Gava (Lushnja), Rezi (Kamza)
Autogola: Gava (Lushnja), java e parë Lushnja-Vllaznia; Fangaj (Laçi), java e tretë Kukësi-Laçi
Ndeshjet-Java e katërt
Të shtunën, 30 shtator 2017 
Laçi-Vllaznia 14:00
Flamurtari-Luftëtari 17:00
Të dielën, 1 tetor 2017 
Kamza-Teuta 14:00
Të hënën, 2 tetor 2017 
Partizani-Lushnja 14:00
Kukësi-Skënderbeu 17:00
Tragjedia me tifozin, ndërroi jetë në stadium gjatë ndeshjes
Në ndeshjen e së shtunës në Korçë, përpos rezultatit Skënderbeu-Partizani 2-0, një tifoz 65-vjeçar ka humbur jetën, teksa mjekët deklaruar se ka pësuar atak kardiak. Në deklaratën e policisë së Korçës, thuhej se shtetasi A.T, banor i Lagjes Nr. 2, i gjendur në trubunën B të stadiumit “Skënderbeu” gjatë ndeshjes Skënderbeu-Partizani, ka humbur jetën si pasojë e një infarkti në zemër. Dhe menjëherë pas fitores, në faqen zyrtare të Skënderbeut në Facebook, shkruhej se kjo fitore i është dedikuar pikërisht Anestit. Ndërsa dje, e gjithë skuadra korçare ka marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të tifozit Anesti Trifoni. Ngushëllime!