Rusia i dha fund ëndrrës për Botërorin, zbulohet lëvizja që ka bërë Vladimir Putin

584
Sigal

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin i ka ftuar futbollistët rusë dhe menaxherin e tyre Stanislav Cherchesov në Kremlin për të diskutuar performancën e tyre në ndeshjet e Kupës së Botës, ku ekipi arriti çerekfinalen, por jo gjysmëfinalen.

Nëse mendonit se numri 1 i Kremlinit, do të mërzitej me eleminimin, e keni gabim, ka shumë arsye se pse Rusia duhet përgëzuar për arritjet e deritanishme.

“Putini telefonoi Cherchesov të shtunën për t’i uruar atij dhe ekipit fat përpara ndeshjes,” tha zëdhënësi i Kremlinit Dimitri Peskov, raportoi TASS.

“Ata patën një bisedë telefonike përsëri pas ndeshjes, ku Putin e ka lavdëruar ekipin për performancën e tyre të bukur në ndeshjen historike kundër Kroacisë. 

Presidenti e ka ftuar menaxherin e ekipit dhe lojtarët të marrin pjesë në një takim të dedikuar rezultateve në Kupën e Botës”, shtoi ai.

Kroacia është skuadra gjysmëfinaliste e fundit që siguroi kualifikimin falë 11-metërshave. Koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1, teksa Çerishev dhe Kramariç shënuan respektivisht.

Ndëshja iu drejtua minutave shtesë, ku Vida gjeti golin e avantazhit. U mendua se kroatët kualifikoheshin falë këtij goli, por jo, Fernandes me kokë në minutën e 115-të shënoi golin e 2-2, që bëri që skuadrat t’iu drejtoheshin penalltive.

Smolov dhe Fernandes ishin lojtarët që gabuan nga pika e bardhë, ndërsa për kroatët gaboi Kovaçiç, duke bërë kështu që Rusia ta mbyllte rrugëtimin e saj në Botëror.