Rusia “e pamëshirshme”, hap Botërorin me 5 gola ndaj Arabisë Saudite

576
Sigal

Rusia e nis me këmbë të mbarë Botërorin që do të mbahet për gati një muaj në shtetin e tyre. Me një lojë shumë të bukur e me shumë gola Rusia gëzoi spektaktorët duke shënuar 5 herë në portën e Arabisë Saudite.

Ekipi rus shënoi dy gola në pjesën e parë dhe tre gola në pjesën e dytë. Për vendasit shënuan me radhë Gazinskyi, Cheryshev, Dzyuba, Cheryshev dhe Golovin.

Fitorja e thellë e ekipit të Rusisë, bën që kombëtarja vendase të marrë tri pikët e para në kampionat dhe të jetë përkohësisht në vendin e parë të grupit. Në grup së bashku me Rusinë, përpos Arabisë janë edhe Uruguay, si dhe Egjipti.

Ama ky gol i Cheryshev ishte një perlë e vërtetë!