“Rusi 2018” – Panucci fiton sfidën e parë, Shqipëri-Lihtenshtejni 2-0

633
Tekniku kuqezi Christian Panucci ka rrëmbyer fitoren e parë ndaj Lihtenshtejnit duke fituar me rezultatin e kënaqshëm 2-0 në “Elbasan Arena”. Goli i parë u shënua nga Odise Roshi në minutën e 54.

Pas zhvillimit të një goditje nga këndi, portieri kundërshtar Jehle grushton topin që përfundon te Basha, i cili gjuan për ta devijuar tek Roshi. Ky i fundit kalon në avantazh skuadrën tonë.

Loja ka vijuar vrullshëm nga të besuarit e Panuccit, të cilët kanë kërkuar edhe golin e dytë. Ka qenë minuta e 78 ku Ansi Agolli ka dyfishuar rezultatin gjatë një aksion të gjatë.

Ndërkohë skuadra e Panuccit ka kërkuar golin që në nisje të lojës. Kuqezinjtë kanë dominuar topin në pjesën më të madhe të lojës.

Me këtë rezultat Shqipëria ndodhet në vendin e 3 në grupin G me 12 pikë. Kryeson grupin Spanja dhe Italia me 16 pikë, ndërsa Lihtenshtejnit ndodhet në vendin e fundit me 0 pikë.

Izraeli ndodhet në vendin e katërt me 9 pikë dhe Maqedonia në të pestin me 3 pikë.

Formacioni për dy skuadrat

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Ajeti, Mavraj, Agolli Memushaj, Abrashi, Basha, Roshi, Grezda, Llullaku

Lihtenshtejni: Jehle, Malin, Kaufman, Gopel, Kuintans, Byshel, Viser, Burgmaier, Hasler, Selanoviç, Frik.
Sigal