“Rrogat e yjeve të futbollit”/ Shumat marramendëse që morën lojtarët e trajnerët për sezonin 2016-2017

578
Cristiano Ronaldo është futbollisti me më shumë të ardhura gjatë vitit 2016-2017, me një fitim prej 87.5 milionë eurosh. Me këtë shifër, portugezi superon për herë të parë rivalin e tij kryesor, Lionel Messi, i cili gjatë vitit të kaluar siguroi 76.5 mln euro, sipas të përditshmes franceze France Football.
Portugezi, fitues i ‘Topit të Artë’, kështu ndodhet në vend të parë të edicionit të 19 të “Rrogave të Yjeve”, që e publikon çdo vit revista franceze.

Në të ardhurat e llogaritura nga France Football përfshihen rroga bruto, bonuset dhe fitimet nga reklamat.

Në vend të tretë vjen braziliani Neymar, me 55.5 mln euro, pas tij uellsiani Gareth Bale me 41 mln euro. Ndërsa 5-shen e mbyll argjentinasi Ezequiel Lavezzi, me 28.5 mln euro.

France Football ka bërë dhe renditjen e trajnerëve që fituan më shumë nga sezoni 2016-2017. Në vend të parë qëndron tekniku i Manchester United me 28 mln euro, i cili ndiqet nga Marcelo Lippi (trajner i Kinës) me 23.5 mln euro dhe Laurent Blanc (ish-trajner i PSG) me 20 mln euro. Pesëshën e mbyllin Ancelotti i Bayern Munchen me 15.8 mln euro dhe Pep Guardiola i Manchester City-t me 14.5 mln euro.
Sigal