Rritet “gjeografia” e aktivizimit të Shqiptarëve nga Bota

451
Sigal

Nisin bisedat zyrtare, Panuçi kontakton me mbrojtësin arbëresh  Guiadara.

Një arbëresh për  kombëtaren, Kiveo i rikthehet kapitenit të Partizanit. Fantazisti kosovar lë Finlandë për Superioren

Edhe pse krahu i djathtë i mbrojtjes është i “çimentuar” nga Elseid Hysa, i cili prej vitesh cilësohet i paprekshëm në rreshtimin kuqezi,  duket se këto kohë kanë “perënduar”  shkodrani rrezikon ta humbasë këtë status.  Kristian Panuçi kërkon një alternativë për Elseid Hysajn dhe duket se ka gjetur një futbollist për të zëvendësuar mbrojtësin e djathtë të përfaqësueses shqiptare Dëshira e radhës është është një argjentinas me origjinë arbëreshe, i cili po bindet nga Panuçi që të veshë fanellën kuqezi.. Rivali i Hysajt është argjentinas  dhe me origjinë të largët shqiptare, aq të largët sa lojtari nuk ia kishte idenë për FSHF dhe Shqipërinë. FSHF dhe Panuçi kanë dy muaj që interesohen për mbrojtësin e skuadrës së Belgrano, Tomas Guiadara, në Argjentinë. Bëhet e ditur se ai do të fillojë shumë shpejt kontaktet direkt me stafin kuqezi. Sipas mediave argjentinase, 22-vjeçari  argjentinas Guidara do të flasë direkt me Panuçin në javën e ardhshme, me trajnerin e kuqezinjve i cili do  t’i shpjegojë arbëreshit projektin që ka dhe rolin që do të luajë futbollisti  në eliminatoret e Evropianit. Të njëjtat burime thonë se lojtari duhet të marrë një vendim shumë shpejt, për të filluar procedurën e pajisjes me pasaportë, pasi Panuçi kërkon ta ketë gati që për ndeshjet e marsit. Deri atëherë, do të ketë edhe kohën e mjaftueshme për të lexuar e mësuar se kush është Shqipëria… jo vetëm futbollistike.