Rriten tensionet mes Turqisë dhe Rusisë, tashmë embargo dhe në futboll

72
Tensioni ndërmjet Turqisë dhe Rusisë pas incidentit të ndodhur me avionin rus, ka prekur edhe sportin më të dashur në botë, futbollin. Kriza diplomatike ka shkuar shumë larg duke detyruar ministrin rus të sporteve, Vitaly Mutko të lëshojë një deklaratë të fuqishme: “Klubet ruse nuk do të transferojnë futbollistë turk gjatë merkatos së janarit. Ata të cilët janë në kontratë mund të vazhdojnë por në të ardhmen nuk do të jenë këtu”. Pas kësaj deklaratë kanë reaguar menjëherë disa klube si Lokomotiva e Moskës apo Spartak Moska, duke bërë me dije se janë të gatshëm të dëgjojnë “këshillën” e institucioneve qeverisëse. Rusia është duke bllokuar Turqinë në çdo mënyrë, futbolli është lëvizja e radhës.