Rrëzohet pa ndjenja trajneri Nigel Sears teksa ndiqte lojën e tenistes

511
Vjehrri i Andy Murrey, trajneri i tensites Ana Ivanovic është dërguar në gjendje të rëndë në spital pasi i ra të fikët në hapjen e turneut australian të tenisit.
Nigel Sears u shemb në shkallët e Arenës Rod Laver të Melbourne dhe ishin dashamirësit e këtij sporti që iu gjendën fillimisht pranë për ti dhënë ndihmën e shpejtë. Këto foto vijnë pak caste pasi atij i ra të fikët.
Sears është trajneri i tenistes numër 1, Ana Ivanovic, që njihet dhe si e dashura e futbollistit Bastian Schweinsteiger. Në castet që u rrëzua ai ishte duke ndjekur lojën që Ivanovic po bënte në ato në fushën e tenisit.
Incidenti ndodhi 37 minuta në nisje të setit të dytë. Ndihma e shpejtë mbërriti menjëherë duke i bërë frymëmarrje artificiale dhe më pas e transportuan me një barrelë me shpëjtësi drejt spitalit.
Jamie Murray bëri të ditur se “Sears është në gjendje të mirë shëndetësore, është i ndërgjegjshëm, flet dhe ngrihet pa problem në këmbë”.
Sigal