Rrëfehet sulmuesi i Milan: “Mesi” më shkatërroi karrierën

62
Në janar Milan huazoi nga Everton sulmuesin 23 vjeçar Xherard Delofeu dhe pakkush besonte se ai do bënte mirë për pjesën tjetër të mbetur të sezonit tek 18 herë kampionët e Italisë. Jo vetëm kaq, por spanjolli është kthyer në protagonist tek “rossoner-ët” duke shkëlqyer dhe kjo u vu re edhe nga trajneri Lopetegui që e thirri në kombëtare.
I vendosur në qendër të vëmendjes, Delofeu ka rrëfyer karrierën e tij si futbollist: “Kam filluar të luaj futboll që 4 vjeç dhe kur isha 9 vjeç merrja taksi për të shkuar në stërvitjen e Barcelonës. Futbolli për mua është gjithçka dhe e shijoj në maksimum”.

Sulmuesi 23-vjeçar më pas është pyetur për artikullin e gazetës “Marca” katër vite më parë, ku e cilësonin Delofeun si “Mesi” i ardhshëm: “Ai krahasim më ka ‘shkatërruar’ karrierën, pasi të gjithë në Barcelonë prisnin shumë nga unë, por si Mesi ka vetëm një në botë dhe nuk besoj që ka lojtar të ngjashëm me të”.