Armëmbajtje pa leje, me agravimin se ka qëlluar me synim për të frikësuar dhe provokuar panik. Këto janë akuzat që kanë sjellë në dënimin e Arda Turan, ish-lojtar i Barcelonës e Atletico Madrid, aktualisht në radhët e Basaksehir të Stambollit: 2 vjet 8 muaj e 15 gditë burg. I shpëton ish-lojtari i përfaqësueses turke akuzës për ngacmim seksual.
Në tetor Arda Turan u përfshi në një rrahje në një klub nate në metropolin e Bosforit, me këngëtarin Berkay Sahin për disa komplimente të padëshiruar për të shoqen e këtij të fundit. Muzikanti kishte pësuar thyerje të hundës e Turan e kishte ndjekur deri në spital, ku kishte qëlluar me pistoletë që, sipas mbrojtjes së lojtarit, ishin aksidentale.
Episodi i ka kushtuar sidoqoftë rëndë Turan, që është dënuar me 2 vjet 8 muaj e 15 ditë burg, dënim që për momentin është i pezulluar. Bëhet fjalë vetëm për episodin e fundit negativ që ka si protagonist ish lojtarin blaugrana. Fantazisti, në fakt, është përfshirë në vitet e fundit në një agresion verbal me kërcënim ndaj një gazetari, ndërsa ka marrë një skualifikim unik prej 16 javësh në Turqi se shtyu një asistent dhe ofendoi një arbitër.