Roveshata e Ronaldos kthehet në modë, gazetari thyen këmbën duke e imituar

647
“Unë kam shkuar keq në tentativën time për të imituar Kristiano Ronaldon”, kështu shkruante dje gazetari spanjol Manuel Sançez. Në një lulishte me bar, ai ka tentuar të improvizojë roveshatën e portugezit, por i ka shkuar. Siç raportohet nga mediat spanjolle, këmba e tij e majtë ka pësuar frakturë, duke treguar se, futbolli në të shkruar, nuk është i ngjashëm me atë që prodhon fusha e lojës, sidomos kur bëhet fjalë për rastin e Ronaldos.
Sigal