Roshi-Kapllani i dhurojnë Frankfurtit fitoren e 100-të

520
Sigal

Mesfushori Odise Roshi dhe sulmuesi Edmond Kapllani i dhuruan FSV Frankfurtit fitoren e 100-të jubilare në ndeshjet e shtëpisë në Bundesligën 2. Skuadra e dy shqiptarëve fitoi 2-1 kundër St.Paulit dhe tashmë ndodhet në vendin e dytë. Odise Roshi shënoi një gol të mrekullueshëm në minutën e 7-të, pas një gjuajtje nga të fortë me të majtën nga distanca, duke e bërë të pavlefshme ndërhyrjen e portierit kundërshtar, me këtë të fundit që e devijoi topin me majën e gishtave, por në rrjetën e tij. Ky ishte goli i tij i parë sezonal për FSV Frankfurtin. Mesfushori i Kombëtares shqiptare i dhuroi një top të artë Edmond Kapllanit, por ky i fundit gjuajti dobët me kokë nga një distancë shumë e afërt. Miqtë barazuan në minutën e 58-të më anë të Daniel Ginczekut, por katër minuta më pas, Edmond Kapllani e çoi sërish në avantazh skuadrën e tij, kur realizoi me kokë pas një goditjeje nga këndi, një gol më të vërtetë të bukur, që vulosi trepikësishin historik dhe njëherësh edhe fitoren e katërt sezonale. Roshi u zëvendësua disa minuta më pas, por i duatrokitur nga rreth 9 mijë shikuesit në “Volksbank-Stadion”, ndërkohë që Kapllani realizoi golin e tij të katërt sezonal, me një mesatare mjaft të mirë në këto gjashtë javë.