Rooney refuzon milionat, kapiteni i Man Utd i thotë jo ofertës “faraonike” nga Kina

508
Paratë janë të rëndësishme, por nuk janë gjithçka në jetë, të paktën kështu duket se mendon Wayne Rooney. Kapiteni i Manchester United ka refuzuar një ofertë marramëndëse nga Kina, një nga ato oferta që do joshnin këdo.

Mësohet se në tryezën e lojtarit anglez është parashtruar një kontratë prej 46 milion eurosh në sezon, por 31 vjeçari pavarësisht tundimit nuk ka pranuar dhe dëshiron të qëndrojë në Manchester.

Natyrisht lojtari nuk është aspak i lumtur për mënyrën se si po trajtohet nga trajneri i 20 herë kampionëve të Anglisë Jose Mourinho, megjithatë pavarësisht problemeve me teknikun portugez dhe ofertës stratosferike, ai sërish nuk ndjehet gati të braktisë klubin e United pas 13 vitesh për tu transferuar në Azi.

Ofertat kanë qënë tre gjithsej, dhe një nga klubet është Tijanjin i Fabio Cannavaros, megjithatë nuk bëhet e ditur se cili klub ka parashtruar shifrën e sipërpërmendur prej 46 milion eurosh në sezon.

Përpara se Rooney të mos e pranonte këtë ofertë trajneri Jose Mourinho theksoi se nuk mund të garantonte qëndrimin e tij, megjithëse dëshironte që sulmuesi të mos largohej nga “Old Trafford”.

31 vjeçari në karrierën e tij me fanellën e Manchester United ka realizuar 180 gola në 384 ndeshje të zhvilluara dhe konsiderohet me të drejtë si një nga figurat kryesore të klubit britanik.
Sigal