Ronaldo: Vlej 400 mln euro, ja kur mund të tërhiqem nga futbolli

742
Sigal

Kristiano Ronaldo mbetet një nga futbollistët më të mëdhenj në të gjithë kohërat, një kampion që nuk njeh limite, një njeri i madh si brenda dhe jashtë fushe.

Fjalët e tij kanë po aq peshë sa dhe golat, gjithnjë i kujdesshëm në ato që thotë. E tashmja e tij quhet Juventus ndërsa për të ardhmen lë gjithçka të hapur:

“Kush fiton ka gjithnjë të drejtë, besoj se asnjë lojtar tjetër nuk ka vendosur kaq shumë rekorde se un. Nuk është një rastësi që vetëm un dhe Messi kemi fituar 5 herë “Topin e Artë”. Pas Real Madrid kisha nevojë për një sfidë të re, Juventus ishte një sfidë emocionuese. Bardhezinjtë më kanë pëlqyer gjithnjë”, u shpreh fillimisht Ronaldo duke folur më pas për herë të parë se kur mund ti jap fund karrierës:

“Mund ta mbyll karrierën që vitin e ardhshëm por mund të luaj edhe deri në moshën 41 vjeçare, gjëja më e rëndësishme është të shijoj momentin.

Kam nevojë për projekte stimuluese pasi në aspektin ekonomik jam shumë i qetë, për këtë arsye zgjodha Juven. Jam i motivuar si në ditën e parë, dua të fitoj gjithçka me Juven por Champions nuk duhet të na kthehet në fiksim, ti lëmë gjërat të rrjedhin natyrshëm”.

Një koment CR7 e kishte dhe për mënyrën se si po zhvillohet sot merkato e transferimeve:

“Sot gjithçka është më e shtrenjtë, transferimet nisin nga 100 milion euro. Shoh mbrojtës që shiten për 75 milion euro…atëherë un vlej të paktën 3-4 herë më shtrenjtë”.

Në fund Ronaldo u ndal dhe në jetën e tij private: “Jeta nuk është si futbolli, nëse nuk fitoj nuk është fundi i botës. Georgina nuk merr vesh fare nga futbolli por un jam i lumtur”.