Sigal

Juventusi e ka nisur me këmbën e mbarë sezonin e ri në Seria A, pasi fundjavën e kaluar fitoi në transfertë 3-2 ndaj Chievos, në një sukses dramatik. Atmosfera te kampionët e Italisë është mjaftë e mirë dhe kjo duket edhe në seancat stërvitore, ku spikat mbi të gjithë Cristiano Ronaldo.

Ylli portugez ka dhuruar spektakël në seancat e fundit me disa veprime shumë të bukura. Cr7 në disa momente është parë duke kombinuar me shokët e tij me pasime duke mos parë topin, një veprim mjaft i mirë teknik që tregon edhe njëherë klasin që ka ky futbollist.

Juventusi dhe tifozët janë në pritje të golit të parë zytar, i cili me këtë ritëm vështirë se do të vonojë.