Sigal

Legjenda argjentinase e futbollit, Diego Armando Maradona, në një intervistë të dhënë për mediet, ka folur lidhur me lëvizjen e Ronaldos nga Real Madrid tek Juventus.

Ai u shpreh se shitja erdhi atëherë kur Ronaldo po shënonte vetëm nga një gol për ndeshje.

“CR7 bëri mirë që iku. Dha gjithçka te Reali dhe kur nuk po zbavitej më, vendosi që të ndërronte ekip. Kur Perez e kuptoi që Ronaldo po shënonte vetëm nga një gol për ndeshje, vendosi ta shesë. Mendoj se për CR7-ën kalimi te Juvja ishte lëvizje e mirë. E vërtetë që ai vazhdon të bëjë gola dhe njerëzit pyesin se përse e lanë të ikte nga Reali. Por Perez është i mençur, e di se çfarë bën. Reali do ngrihet, ka ekip të madh dhe nuk e bën skuadrën vetëm një futbollist”, tha Maradona.