Sigal

Cristiano Ronaldo ka përfunduar testet mjekësore me Juventusin pas transferimit të tij nga Real i Madridit.

Pas përshëndetjes së tij me fansat e Juventusi në mëngjesin e të hënës, ai ka vizituar J-Medical për t’i përfunduar me sukses testet mjekësore.

33-vjeçari dukej mjaft i lumtur me klubin e tij të ri, dhe këtë nuk e fsheh as në foto. Pasditen e sotme, në orën 18:30, ylli portugez do të prezantohet zyrtarisht te kampionët e Italisë.