Ronaldo në krizë? Messit nuk do i pëlqejë aspak ky lajm

633
Nisja e sezonit nuk ishte e duhura për yllin portugez, Cristiano Ronaldon. Sulmuesi nuk po arrinte dot të gjente rrugën e golit, sidomos në kampionat.
Tashmë duket se e keqja kaloi.
Ditën e sotme, bomberi i Real Madridit shënoi dy gola të tjerë në fitoren 1-2 ndaj Eibarit në transfertë.
Me këto dy gola, Ronaldo arrin në 33 gola të shënuara në sezonin 2017/2018 në të gjitha garat.
33 vjeçari, lë pas Lionel Messin, që ka të shënuara 32 gola.
Vlen gjithashtu të përmendet se Ronaldo sezonin e nisi në javën e shtatë të La Ligas.
Ai ishte 11 gola pas Lionel Messit, diferencë të cilën me formën e kaluar në ndeshjet e fundit ka arritur jo vetëm ta ngushtojë, por edhe ta përmbysë.
Sigal