Ronaldo: Më pëlqen ta jetoj të tashmen. Nuk mendoj të bëhem trajner

555
Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka thënë se nuk mendon që do të behet trajner. Lojtari është në vitet e fundit të karrierës dhe të gjithë pyesin se çfarë do të bëjë ai pasi të largohet si futbollist.
“Është e vështirë të them se çfarë do të bëj në të ardhmen, por një gjë është e qartë për mua: Më pëlqen ta jetoj të tashmen”, tha ai.
“E di që nuk do të jem i ri përgjithmonë, por sot nuk e shoh veten si trajner në të ardhmen”, u shpreh Ronaldo, shkruan tg.
“Ajo që më mban gjithmonë të motivuar është fakti që gjithmonë luaj futboll, kjo është ajo që më pëlqen të bëj, ndihem mirë dhe dua të vazhdoj”.
Ai gjithashtu kujtoi se si ai filloi si një lojtar.
“Në moshën 16 vjeç, ndjeva se mund të bëhesha futbollist profesionist. Kur fillova të stërvitesha me ekipin tim të parë, Sportingun, ku ndjeva se mund të isha futbollist profesionist”, ka thënë Ronaldo.
Sigal