Ronaldo me fjalë zemre për Zidan: E respektoja për karrierën e tij, por e admiroj për ndihmën që më dha

468
Sigal

Kur ka kaluar një vit nga transferimi i Kristiano Ronaldos në Itali duke u larguar nga Real Madridi, ai ende nuk e ka harruar stafin me të cilin ka punuar. Në një intervistë të dhënë për “DAZN”, Ronaldo foli në lidhje me marrëdhënien që kishte me trajnerin Zinedin Zidan për të cilin nuk i kursen imazhet.

Ronaldo u shpreh se Zidan e ka ndihmuar jo pak duke qenë i sinqertë gjithmonë me të. Ai pranoi se e respektonte për karrierën që kishte, por fakti që kishte punuar me të e kishte bërë që ta admironte edhe më shumë.

“Zidan më ka ndihmuar shumë. E respektoja për karrierën e tij, por të punoj me të më ka bërë ta admiroj edhe më shumë për mënyrën si flet, si vepron dhe si më ka trajtuar mua. Ai më thoshte “Kris, pusho pak dhe do të bësh diferencën. Ishte gjithmonë shumë i sinqertë me mua prandaj do ta kem gjithmonë në zemër”, u shpreh Ronaldo.