Sigal

Kristiano Ronaldo apo Lionel Mesi. Cili prej tyre është lojtari më i fortë në botë. Prej një dekadë kjo pyetje ndan opinionin  sportive dhe një përcaktim të saktë nuk do të ketë asnjëherë.

Por e sigurt është që Ronaldo fiton madje me shumë diferencë ndaj rivalit të tij më të madh në një tjetër fushë, atë të rrjeteve sociale. Sulmuesi portugez mund të quhet pa frikë mbreti i Instagramit sa i përket futbollistëve.

Ai ka më shumë ndjekës se të gjithë, 141 milion të tillë. Ky numër kaq I madh përkthehet në përfitime financiare që i shtohen kontratës së majme që ka me Juventusin.

Kështu, për çdo postim që CR7 bën në Instagram, në llogarinë e tij shtohen 641 mijë euro. Në vendin e dytë renditet Nejmar, i cili përfiton 513 mijë euro për çdo postim, ndërsa i treti Lionel Mesi me 427 mijë euro.