Ronaldo largohet nga Juvja në fund të sezonit, e presin në SHBA për të…

151

Kristiano Ronaldo nuk është vetëm një futbollist madhështor, por edhe një makineri parash. Ashtu sikurse në fushën e lojës, portugezi ka treguar se është një nxënës i dalluar, por në të njëjtën kohë edhe një “arkitekt” i zoti në fushën e biznesit, duke qenë se rrjeti i hotelerisë që ka hapur prej vitesh ka korrur një sukses të madh dhe tashmë kanë nisur që të ketë kërkesa edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, toka e premtuar për të shtuar milionat që nuk i mungojnë 34- vjeçarit.

Dhe, duke parë se karrierës së tij sportive po i afrohet fundi, është normale që Ronaldo të mendojë për diçka tjetër pas futbollit, duke qenë se siç e ka konfirmuar edhe ai vetë, nuk e sheh veten si trajner ose të paktën e mendon si shumë stresuese këtë profesion. Prandaj, ai i biznesmenit, të cilin ka treguar se di ta bëjë mirë deri tani, me investime të rëndësishme, siç ishte së fundmi edhe klinika e mbjelljes së flokëve, e hapur në Madrid dhe që menaxhohet nga e fejuara Xheorxhina. Duke u nisur nga të gjitha këto dhe duke menduar gjithashtu edhe për standardin e jetesës, pasi tashmë është edhe baba i katër fëmijëve, Kristiano Ronaldo përflitet se do t’i japë lamtumirën Juventusit në fund të këtij sezoni.

Ndonëse kontrata e tij prej 31 milionë eurosh neto në vit me bardhezinjtë tregon skadencën 30 qershor 2022, ajo duket se do të mbyllet konsensualisht pas 12 muajsh me CR7-ën që si shumë veteranë do të kalojë Atlantikun për të nisur një jetë të re. Nëse në SHBA mund t’i lejojë vetes edhe 2-3 vjet të tjera futboll, me nivelin amerikan që nuk është aq i lodhshëm dhe sa ai europian, Ronaldo mund të ketë edhe shumë kohë për të menduar për investimet e tij.

ronaldo

Gjithsesi, përpara se të ndërmarrë këtë hap, siç nënvizon në faqet e saj e përditshmja “Repubblica”, Ronaldo do të provojë dhe do të luftojë me të gjitha forcat për t’u larguar si hero nga Juventusi. Mënyra e duhur për ta bërë këtë është të sjellë trofeun e Champions-it në Torino, i cili mungon që prej vitit 1996.

Jo më kot ai u kërkoi drejtuesve të klubit që të ndryshonin strategji dhe filozofi loje, duke larguar edhe me kërkesë të portugezit ish-trajnerin Masimiliano Alegri dhe për t’ia kaluar timonin një tekniku më sulmues, më frymëzues për nga idetë dhe stilin e lojës me të cilin mund të fitohet në Europë. Për këtë arsye, sivjet më shumë se kurrë, do të shihet ndoshta edhe një Ronaldo tjetër, një Ronaldo më i lirë për të shprehur cilësitë e tij dhe një Ronaldo më agresiv në qendër të zonës, siç e sheh edhe trajneri i ri i Juventusit, Mauricio Sarri.