Ronaldo kujton të atin e ndjerë, futbollisti shpërthen në lot

544
Sigal

“Asnjëherë nuk e kam njohur vërtet babanë tim. Ai ishte gjithmonë i dehur ”.

Kështu ka thënë Cristiano Ronaldo në një intervistë më Piers Morgan, e cila do të transmetohet ditën e martë.

Ai ka shpërthyer në lot kur është në ekran i është shfaqur që klip i të atit, José Dinis Aveiro, i cili vdiq në moshën 52-vjeçare, nga probleme me mëlçinë.

I ati i futbollistit ishte intervistuar nga televizioni norvegjez gjatë kampionatin evropian, Euro 2004 një vit para se të ndërronte jetë. Ai rrëfente se ishte shumë krenar për djalin e tij.

“Unë nuk e kam parë atë video….Gjëja që më vjen më shumë keq është së babai im nuk arriti të shihte atë që unë jam bërë sot”, ka thënë futbollisti i njohur.

Në këtë intervistë 34-vjeçari ka folur edhe për akuzat për përdhunim. Intervista e plotë do të transmetohet ditën e nesërme.