Ronaldo i zhgënjyer nga El Classico, telefonon drejtorin e France Football: S’e meritoj Topin e Artë

611
Cristiano Ronaldo e përfundoi El Classico-n e fundit përballë Barcelonës shumë i zhgënjyer dhe i prekur. Sapo mbaroi ndeshja, u tha shokëve të skuadrës se nuk e meritonte Topin e Artë dhe se po mendonte ta kthente.
Madje për këtë, portugezi ka telefonuar edhe drejtorin e France Football për t’i komunikuar se kërkon t’i kthejë Topin e Artë, shkruan spanjollja El Mundo Deportivo.
Duke rënë edhe njëherë përballë Barcelonës dhe superimit nga Leo Messi, gazeta spanjolle shkruan se e bëri Ronaldon të kuptojë se nuk e meriton çmimin që mori.
“U nxitova duke thënë se jam lojtari më i mirë i historisë. I gjithë planeti e pa që edhe një herë Messi është më i miri, ai që meriton Topin e Artë,” i ka rrëfyer Cristiano drejtorit sportive të France Football.
Sigal