Cristiano Ronaldo po stërvitet fort për sezonin e ri. Këtë e kanë pohuar dhe shokët e tij të skuadrës që janë habitur me devotshmërinë e portugezit.

Në një ndeshje stërvitore, Ronaldo gjendet i vetë përballë portës. Rugani ka vetëm një mënyrë për ta ndalur portugezin, duke zhvendosur … portën. Një gjetje që nuk do të jetë e mundur të zbatohet në fushë nga rivalët në Seria A, apo në Champions.