Ronaldo i fiton të tëra

490
Sigal

Super CR7, në rekordin e radhës, kombëtarasit e vegjël fitojnë ndaj moldavëve, një kosovar për Chelsea-n

Edhe një trofe tjetër në vitrinën e personale

Mbasi i fitoi të gjitha me Realin e Madridit, ylli portugez e shtoi “magazinën” e trofeve edhe me një të re këtë të mërkurë, teksa vitrina e trofeve u zbukurua edhe me atë të Superkupës së Italisë. Në total Super CR7 numëron 29 trofe. Ka qenë goli i tij që i ka dhuruar Juventusit Superkupën, por i ka shtuar edhe atij një tjetër rekord personal. Me këtë rekord personal të radhës numri i këtij lloj trofeu shkon në 4 te katër ekipe të ndryshme; me Sportingun e Lisbonës vetëm 17 vjeç, me Manchester United për të arritur majat me Realin ku e arriti ta marrë 4 herë në total këtë kupë dhe tani me Juventus. Ky është Ronaldo, ky është SuperCR7, që vetëm fiton.

Futbollisti paguan nga xhepi për mos falimentimin e ekipit

Një histori shumë e bukur futbollistike po zhvillohet në Poloni. Ekipi i Visla Krakovës ishte në prag falimentimi, kur Jakub Blazhikovski, ish-futbollisti i këtij ekipi vendosi që të paguajë çdo borxh për klubin. Ish-lojtari i Borusia Dortmund dhe Fiorentinës dha 300 mijë euro për ekipin nga xhepi dhe pranoi që të luante falas për skuadrën e zemrës. Gjithashtu ai mbylli dhe disa borxhe të tjera që klubi kishte ndaj disa lojtarëve, ku midis tyre dhe Vullnet Basha, vëllai i Migjen Bashës, lojtarit tonë të Kombëtares. Në momentin kur këta lojtarë ishin gati të çonin çështjen tek FIFA, ka qenë ndërhyrja Blazhikovskit, i cili me pagesat që iu ka bërë futbollistëve për pagesat e vonuara ka ruajtur ekipin nga ndëshkimi i FIFA-s. Ish-lojtari i Dortmundit ka marrë përsipër përgjegjësinë që të mbajë klubin në kategorinë elitare dhe më vonë të gjenden aksionerë që të blejnë skuadrën. Një gjest që rrallë shihet në ditët e sotme ku futbolli përveç argëtimit është edhe biznes…

Rifillon “telenovela”, në Itali shohin përsëri Modriç te Interi

Fantazisti kroat Luka Modriç është vënë në qendër të vëmendjes në këtë merkato dimërore, teksa sërishmi janë interistët që nuk i ndahen. Mediat italiane janë të bindura se do të ketë një fund të hapy end për zikaltërit. Janë vetë madrilenët që i kanë dhënë këto sinjale duke e menduar se Modriç nuk futet tek futbollistët e paprekshëm. Një ndryshim i strategjisë së “mbretërorëve” për ndryshim brezash që kanë formatuar edhe mundësinë e lejimit të kroatit të Realit. Madje madrilenët kanë hedhur edhe hapin tjetër për ta zëvendësuar atë, duke piketuar Kristian Eriksen si emrin e parë që do të afrojnë për mesfushën dhe ai do të luajë në vendin e Modriç në ekipin e ri, duke krijuar kushtet që futbollisti kroat të largohet në verë. Ndërkohë që stafi interist ka nisur kontaktet për të plotësuar kushtet e kontratës.

U-17 në fitoren e parë. Paraqitje dinjitoze e futbollistëve tanë

Mbas dy humbjeve të para me Anglinë 2-1 dhe Turqinë 3-1, erdhi edhe “drita” për kombëtarasit tanë të “vegjël” Kuqezinjtë 17-vjeçarë, të drejtuar nga Elvin Beqiri, kanë fituar ditën e djeshme në ndeshjen e tretë të turneut “Mercedez Benz Cup 2019” në Turqi, me U17 e Moldavisë. Në minutën e 56-të ka qenë Ilir Gjuzi, ai që ka shënuar për Shqipërinë, ndërsa në minutën e 58-të, ka ardhur goli i dytë, i realizuar nga goditja e dënimit prej kapitenit Mario Mitaj në avantazhin e dy golave. Për moldavët ka shënuar Frate në minutën e 82-të. do të shkurtonte rezultatin duke e kaluar në 2-1 në favorin e futbollistëve tanë. Shkodrani i trajnimit Beqiri hodhi në fushë këtë formacion: Bekteshi, Burgaj, Preka, Gjuzi, Dervishi, Papa, Kasemi, Mitaj, Pengu, Doko dhe Dervishi.

Çelsi: 5 milionë paund për mesfushorin shqiptar

Aq sa i vërtetë aq edhe i pabesueshëm, por lajmi i bujshëm qarkullon në të gjithë median sportive, por jo vetëm të Italisë për transferimin te Çelsi të shqiptarit të Kosovës, Arbër Zeneli. Mesfushori 23-vjeçar ka zgjuar interesin e gjigantëve të Çelsit dhe pëlqehet nga trajneri Sarri. Zeneli aktualisht është pjesë e Herenvenit në Holandë. Ai po kalon një moment mjaft të mirë. Në pjesën e parë të sezonit mesfushori i talentuar arriti të shënonte 4 gola dhe regjistroi 10 asistime, duke u shndërruar në një lider te skuadra holandeze. Kësisoj, futbollisti është në listën e dëshirave të klubit anglez, teksa këta të fundit janë të gatshëm të paguajnë 5 milionë paund për shërbimet e 23-vjeçarit.