Sigal

Real Madridi e dëshiron Eden Hazardin dhe ose Mauro Icardin – i cili ka klauzolë lirimi në kontratën e tij me Interin në vlerë 110 milionë euro – ose Robert Lewandowskin, nëse Cristiano Ronaldon i bashkohet Juventusit.

Sipas Sportitalia, janë duke e përgatitur një plan për t’i qetësuar tifozët e vet nëse Ronaldo largohet në kërkim të një përvoje të re në Juventus, për 100 milionë euro, transmeton Gazeta Express.

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, synim e ka Eden Hazardin e Chelseat, i cili s’e ka të qartë të ardhmen për shkak të pasigurisë se kush do të jetë trajneri i ardhshëm i klubit londinez.

Sa i përket opsionit tjetër, televizioni italian Sportitalia sugjeron se është një zgjedhje mes Icardit dhe Lewandowskit.

Icardi do të ishte më i arritshëm për Madridin, për shkak se argjentinasi ka klauzolë lirimi në vlerë 110 euro