“Ronaldo është goleador, por Messi është gjeni. Në ‘El Clasico’ kemi parë një gjeni”

541
rajneri i njohur italian, Fabio Capello është shprehur i mrekulluar pas ndeshjes që Barcelona fitoi 3-2 ndaj Real Madrid, por mrekullia për Capellon e ka emrin Messi.

“Një Messi si këtë mbrëmje kishte kohë që nuk e shihja. Unë e kam parë në shumë ndeshje. Zakonisht merrte topin, bënte lëvizjet e tij, gjërat e bukura, dhe pastaj relaksohej disi. Sonte jo. Sonte mund të them se mori skuadrën për dore. Një shembull i vërtetë. Për mua, Messi është një gjeni. Shikoni, ka shumë lojtarë të mirë. Ronaldo është goleador. Por Messi është gjeni. Ka shumë lojtarë të mirë, por sot në mbrëmje kemi parë një gjeni”, ka thënë Capello.
Sigal