Cristiano Ronaldo e ka nisur tashmë serinë e golave që do të shënojë për skuadrën e Juventusit.

Portugezit iu deshën vetëm 8 minuta lojë për të gjetur golin e parë qëkur ka veshur fanellën bardhezi.

Ronaldo e ka shënuar këtë gol në ndeshjen tradicionale midis dy ekipeve të Juventusit, atij A dhe B.

Të shumtë ishin edhe tifozët e mbledhur për të parë debutimin e luzitanit dhe goli ka bërë që këta tifozë mos të mbeten të zhgënjyer që kanë ardhur.