Sigal

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo po shkojnë drejt dorëzimit të kurorës. Një djalë 19 vjeçar, Kylian Mbape, do të jetë mbreti i ri i futbollit. Kështu shprehen ekspertët, mes të cilëve edhe anglezi Rio Ferdinand.

Mbappe shënoi golin e katërt për Francën, në finalen e Kupës së Botës dhe rrëmbeu çmimin e lojtarit të ri më të mirë të këtij kompeticioni.

“Ky është djali që do të jetë në skenën e ndarjes së çmimit të Topit të Artë vitin tjetër”, thotë Ferdinand.

Mbappe është adoleshenti i dytë në botë që shënon në një finale të Kupës së Botës, që prej vitit 1958 kur shënonte Pele.

Ronaldo, 33 vjeç dhe Messi, 31 vjeç, janë konsideruar futbollistët më të mirë të botës për një dekadë, duke fituar 10 trofetë e Topit të Artë. Por tashmë kohët kanë ndryshuar. Një tjetër yll ka lindur dhe karriera e tij pritet të na mrekullojë të gjithëve. Mbappe luan për Paris St-German. Ai ka shënuar 4 gola në këtë Kampionat Botëror dhe ka treguar aftësi të jashtëzakonshme taktike.