Ronaldo e ka punën pisk, analiza e ADN-së i rikthen telashet portugezit

452
Sigal

Rikthehen telashet për Cristiano Ronaldon. Pikërisht kur u mendua se akuzat për përdhunim ishin një çështje e mbyllur, vjen një tjetër rrufe në qiell të hapur për portugezin .

“The Sun” ka publikuar sëfundmi një informacion konfidencial sipas të cilit të dhënat e ADN-së së Ronaldos korrepondojnë me ato të gjetura në trupin e modeles që e akuzon për përdhunim, gjë e cila pritet të rëndojë situatën për sulmuesin juventin.

Ronaldo akuzohet nga Catherine Mayorga për përdhunim, madje ajo shkon më tej, teksa pretendon se ylli i Juventusit e pagoi 355 mijë euro modelen në momentin kur ajo u ankua fillimisht për këtë ngjarje me qëllim që të ruante konfidencialitetin për rastin në fjalë.

Të shohim ç’do ndodhë tani me portugezin…