Ronaldo do rritje rroge, kërkon të paguhet më shumë se Neymar dhe Messi

490
Kristiano Ronaldo i ka kërkuar Real Madrid t’i ofrojë një rritje rroge, sipas programit “Jugones” në televizionin spanjoll La Sexta. Emisioni pretendon se sulmuesi portugez, i cili momentalisht raportohet se fiton rreth 21 mln euro neto për sezon, do që kjo shifër të shkojë mbi 40 mln euro.

Kërkesat e reja të Cristianos thuhet të jenë motivuar nga dëshira për t’u bërë lojtari më i paguar në botë përpara Lionel Messit të Barcelonës dhe Neymar të Paris Saint-Germain, të cilët thuhet se fitojnë rreth 40 mln euro neto në sezon.

Gjithsesi, “Jugones” shton se Real nuk do ta thyejë strukturën e rrogave dhe pasi i kanë rinovuar kontratën vetëm gjatë nëntorit të kaluar, refuzon propozimin e rritjes së rrogës së portugezit.
Sigal