Ronaldo: Djali im më thotë se do të bëhet më i mirë se unë

604
Cristiano Ronaldo ka treguar se djali i tij, Cristiano Junior pretendon të bëhet më i mirë se babai.
Pasi e fitoi Topin e pestë të Artë, ylli i Real Madridit dha një intervistë shumë personale për David Ginola para Kullës Eiffel, gjatë të cilës zbuloi detaje për jetën jashtë fushës ë futbollit.
“Shoh pak nga vetja në Cristiano Ronaldo Juniorin, dhe jo vetëm sepse ai është biri im. Ai më ka thënë se do të bëhet më i mirë se unë. Ai më thotë se mund ta fitojë Topin e Artë dhe atë jo me pak se pesë herë”, tha Ronaldo.
Sigal