Sigal

Portugalia u desh t’i paketojë gjërat më herët se që pritej, dhe shumica e fajit mund t’i hidhet Cristiano Ronaldos pasi ai dështoi pikërisht në momentet e mëdha.

Portugalia u fut në Kupën e Botës në Rusi si kampion i Evropës në fuqi dhe ndër favoritet edhe për t’u shpallur kampion bote, kryesisht për shkak të formës së jashtëzakonshme të Ronaldos, transmeton Gazeta Express.

Sulmuesi i Real Madridit natyrisht e nisi në mënyrë të jashtëzakonshme turneun, duke shënuar het-trik kundër Spanjës dhe më pas golin e vetëm në fitoren minimale kundër Marokut.

Megjithatë, Ronaldo nuk mundi të shënonte kur kishte rëndësi më së shumti.

Kundër Iranit, ai dështoi të shënonte nga penalltia e cila do t’ia kishte siguruar Portugalisë vendin e parë në grup dhe aty mbase fati i saj do të kishte ndryshuar.

Uruguai u sigurua ta mbante atë larg zonës për pjesën më të madhe të ndeshjes dhe, edhe pse Ronaldo pati gjashtë goditje, vetëm një nga to ishte në kornizën e portës.

Por, prapëseprapë, ky ishte Botërori më i mirë në karrierën e Ronaldos.

Ai i shënoi 4 gola, më shumë se në të gjitha Kupat e Botës së bashku.

Në këtë turne, ai ishte lojtari me më së shumti goditje; 21, nga të cilat vetëm 8 ishin në portë.

Paraqitja e tij më e mirë ishte kundër Spanjës; 3 gola dhe pothuajse një ndeshje të përkryer, 94% të pasimeve të kompletuara.

Kundër Marokut ai arriti sukses njëqind për qind: një goditje në portë, një gol dhe tri pikë për Portugalinë, por nga ajo ndeshja, efikasiteti i tij u zhduk.