Ronaldinho pa shtëpi dhe me 6 euro në bankë. Ja ç’po ndodh me ish-yllin e futbollit

529
Sigal

Pasi drejtësia braziliane tërhoqi pasaportën e Ronaldinhos dhe vëllait të tij për mos pagimin e borxhit, u zbulua gjendja ekonomike e ish-lojtarit të Barcelonës.

Një raport pohon se, për të mbledhur gjobën, Zyra e Prokurorisë braziliane duhej të ndërhynte në llogaritë e tij në bankat braziliane. Nga kjo u konstatua se ish-ylli i futbollit dispononte në llogaritë e tij një shumë prej më pak se 6 euro.

Natyrisht, shuma është e pamjaftueshme për të plotësuar pagesën e gjobave, që arrijnë në më shumë se dy milionë euro.

Arsyeja e hetimit të Ronaldinhos nga prokuroria është ndërtimi i paligjshëm i një magazine në një zonë të mbrojtur.

Vendimi igjykatës për t’i tërhequr pasaportën braziliane vjen pasi futbollisti dhe vëllai i tij nuk kishin një shtëpi apo adresë ku gjykata mund t’I dërgonte thirrjen për në gjyq.

Hipotekimi i pronës nuk ka qenë i mjaftueshëm për të paguar borxhin për shkak të interesit të lartë të krijuar gjatë pothuajse katër viteve të konfliktit, sipas vetë Prokurorisë, e cila e sheh neglizhencë në veprimet e vëllezërve Assis.

Ndërkohë shuma që shfaqet në llogaritë e Ronaldinhos nuk përngjan me mënyrën e jetesës së tij. Gjatë dy javëve të fundit ai ka udhëtuar në Kinë dhe Japoni për të përmbushur angazhimet e tij për reklamim.

Kohët e fundit ai ka qenë gjithashtu në vende të ndryshme në Evropë dhe Afrikë dhe e ka treguar atë përmes rrjeteve të tij sociale.

Nike ka nisur edhe një linjë këpucësh me emrin e tij si një haraç që, sipas drejtësisë braziliane, duhet t’i sjellë atij të ardhura të konsiderueshme.

Më datë 17, ai do të marrë pjesë në “Game of Champions” që do të mbahet në Frankfurt (Gjermani). Do të jetë një ndeshje miqësore ku njëri prej ekipeve do të quhet ‘Miqtë e Ronaldinhos’.