Romela një peshëngritëse e madhe, pritshmëritë për Erkandin e Brikenin ishin të mëdha

622
Nga Agron KAJA
PESHËNGRITJE/ Për përfaqësimin në Botëror, flet për “Telegraf” ish-peshëngritësi Vasil Hoço, Mjeshtër i Merituar i Sportit
Ju i ndoqët garat e Kampionatit Botëror të Peshëngritjes që u zhvilluan në Anaheim të Amerikës?
Patjetër që po, sepse peshëngritja është pasioni im, ndërsa këta peshëngritës që kemi sot, me performancën e shkëlqyer të tyre, ta bëjnë edhe më të afërt këtë sport. Ka qenë një event shumë i madh, të cilit i munguan dy ekipe me peshë në shtangën botërore.

Për kë e keni fjalën në këtë rast?
Për ekipet përfaqësuese të Kinës dhe Rusisë, të cilët u përjashtuan nga ky event për përdorim dopingu. Dhe nisur nga kjo mungesë, edhe peshëngritësit tanë kishin një mundësi më shumë për rezultate edhe më të mira.

Gjithsesi, ju si e konsideroni pjesëmarrjen në këtë Botëror të peshëngritësve tanë?
Të pestë peshëngritësit tanë arritën rezultate të kënaqshme. Ndoshta pritshmëritë ishin për më shumë, edhe te Calja e Qerimaj, por edhe fati, apo problemet fizike që iu shfaqën gjatë garës, nuk ishin me ta për më shumë.

Po Romela Begaj, si u shfaq në këtë Botëror?
Me atë çka Romela Begaj arriti në këtë Kampionat Botëror, tregoi se është një peshëngritëse e madhe me përmasa botërore. Ajo besoi shumë te vetja, mundi të gjitha problemet fizike që iu shfaqën gjatë provave dhe realisht ajo e nderoi Kombin shqiptar në këtë Botëror.

Duke ardhur pas një skualifikimi, mendoni se Romela Begaj e sfidoi edhe këtë dënim?
Patjetër që po, sepse Romela vinte në këtë garë të Botërorit pas një dënimi për përdorim të substancave të ndaluara. Me arritjen, ajo tregoi se kishte një rikuperim fizik dhe psikologjik shumë të mirë, momente këto që ndodhin te sportistë të mëdhenj, sikundër Romela.

Në këndvështrimin tuaj si specialist i peshëngritjes, i prisnit këto rezultate nga peshëngritësit tanë në Anaheim?
Pritshmëritë kanë qenë të mëdha tek të gjithë, dhe po të ishte edhe Godelli në garë, ndoshta do të kishim rezultate te tjera të larta. Në peshëngritje ka edhe një moment delikat, ana psikologjike bën të veçantën dhe shpesh sjell dëmtime fizike. Këto mendoj se kanë ndikuar te peshëngritësit tanë, kryesisht te Calja e Qerimaj.

Me këto rezultate që arritën peshëngritësit tanë në Botëror, si e shikoni të ardhmen e këtij sporti?
Peshëngritja shqiptare ka dekada që qëndron në elitën e sporteve në Shqipëri, njëherësh edhe në elitën e shtangës evropiane e botërore. Këta që garojnë aktualisht, duhet ta mbajnë formën e tyre më të mirë, duhet të punojnë më shumë se kaq, edhe pse kushtet stërvitore dhe financiare nuk i kanë për standardet që tregojnë.

Në muajin mars 2018, në Shqipëri do të zhvillohet Kampionati Evropian i Peshëngritjes, çfarë tregon për ne organizimi i këtij eventi?
Tregon atë që unë e përmenda më sipër, peshëngritja shqiptare ka dekada që qëndron në elitën e shtangës evropiane e botërore. Ky Kampionat Evropian na bën edhe më kompletuar në sportin e peshëngritjes, njëherësh na bën edhe më të 
Peshëngritja shqiptare ka dekada që qëndron në elitën e sporteve në Shqipëri, njëherësh edhe në elitën e shtangës evropiane e botërore. Këta sportistë që garojnë aktualisht, duhet ta mbajnë formën e tyre më të mirë, duhet të punojnë më shumë se kaq në nivel e cilësi
DEKLARATA E ERKAND QERIMAJ
Fati dhe fizioterapisti nuk ishin me mua!
Pas garës që bëri në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes, shtangisti shqiptar Erkand Qerimaj është kthyer në Shqipëri, dhe dje për gazetën “Telegraf” ai konfirmoi deklaratën që dha ditën e hënën në mbrëmje, në Aeroportin e Rinasit. “Duke qenë 1 kg larg medaljes në këtë Botëror, unë them se ajo nuk ishte dita ime më e mirë. Por, duke pasur probleme fizike gjatë garës, mendoj se ato ndikuan në këtë rezultat. Ne nuk kemi një fizioterapist siç kanë të gjitha vendet e tjera”, kështu e rikonfirmoi Erkand Qerimaj deklaratën e tij, lidhur me paraqitjen që ai bëri në Botëror, duke u renditur në vendin e 6-të në peshën 77 kg.
Garat-Rezultatet

FEMRAT
Evangjeli Veli 58 kg Rend.
Shkëputje 90 kg 9
Shtytje 110 kg 7
Dygarësh 200 kg 8
Romela Begaj 69 kg Rend.
Shkëputje 107 kg 1
Shtytje 128 kg 5
Dygarësh 235 kg 2
Datë 2 dhjetor 2017 
Briken Calja 69 kg Rend. 
Shkëputje 142 kg 4
Shtytje 175 kg 5
Dygarësh 317 kg 4
MESHKUJT
Erkand Qerimaj 77 kg Rend.
Shkëputje 155 kg 4
Shtytje 187 kg 9
Dygarësh 342 kg 6
Krenar Shoraj 85 kg Rend.
Shkëputje 140 kg 6
Shtytje – kg
Dygarësh – kg
Sigal