Romela Begaj, rezultat historik i shtangës shqiptare në Botëror

857
Nga Agron KAJA
PESHËNGRITJE/ Pesë “moskëtierët” shqiptarë i mbyllën aventurat kuqezi në eventin e Kalifornisë, me një Nënkapione Bote 
Në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes që po zhvillohet në Anaheim të Kalifornisë, (SHBA), peshëngritësja shqiptare Romela Begaj shkruan historinë, dhe tashmë është një legjendë e peshëngritjes shqiptare. Paraqitje historike për peshëngritësen shqiptare, dhe tashmë 31-vjeçarja shënoi emrin me germa të arta në histori, duke u shpallur Kampione Bote në stilin e shkëputjes, ku u rendit e para duke fituar Medaljen e Artë me 107 kg. Ndërsa në shtytje ajo ngriti 128 kg, dhe në dygarësh zuri vendin e dytë, duke fituar Medaljen e Argjendtë. Peshëngritësja shqiptare në provën e parë në stilin e shkëputjes ngriti 103 kg, më pas shtoi 2 kg në shtangën e saj, duke e realizuar me sukses provën e dytë, ndërsa në të tretën provoi 107 kg, për të siguruar medaljen e artë, me 1 kg më shumë se rivalja kolumbiane. Me të njëjtin strategji nisi provën e saj edhe në dygarësh. Edhe pse fillimisht kishte deklaruar 130 kg, në tentativën e parë e uli në 125 kg, duke e realizuar me sukses. Në provën e dytë Begaj bëri mrekullinë duke ngritur 128 kg, por u pa qartë se problemi fizik që shfaqi në fund të provës së parë ishte rënduar. Tentoi 131 kg në provën përmbyllëse, por nuk ia doli. Medalje e Artë dhe e Argjendtë në Botërorin e Kalifornisë, kështu Romela Begaj shkruan historinë dhe tashmë është një “Legjendë” e peshëngritjes shqiptare. Ndërkohë, pesë peshëngritësit tanë i mbyllën garimet e tyre në këtë Kampionat Botëror, ndoshta jo në pritshmëritë e tyre, kryesisht me Erkand Qerimajn e Briken Caljen, ku ky i fundit garoi në peshën 69 kg. Në stilin e shkëputjes ai u rendit në vendin e 4-t me 142 kg, ndërsa stilin e shtytjes u rendit në vendin e 5-të, pasi ngriti 175 kg. Në dygarësh, Briken Calja u rendit në vendin e katërt me 317 kg. Ndërsa Erkand Qerimaj në peshën 77 kg ngriti vetëm dy prova, nga gjashtë në total, pasi e nisi me 155 kilogramë në provën e parë, në stilin e shkëputjes. Ai bëri një provë të rregullt duke e ngritur këtë peshë, por më pas nuk mundi të ngrejë 157 kg në dy provat e tjera, duke u renditur në vendin e katërt, pa arritur të futet në zonën e medaljeve në këtë stil. Ndërkohë, në stilin e shtytjes, Erkandi e nisi me 187 kg, duke e ngritur me sukses provën e parë. Në provën e dytë me 191 kg, Qerimaj nuk arriti ta ngrinte dot, si edhe prova e tretë me po kaq kilogram rezultoi e dështuar. Në këtë stil, ai u rendit në vendin e 9-të, ndërsa në dygarësh, Erkand Qerimaj u rendit në vendin e 6-të me 342 kg. 
Paraqitje historike për peshëngritësen shqiptare, dhe tashmë 31-vjeçarja shënoi emrin me germa të arta në histori, duke u shpallur Kampione Bote në stilin e shkëputjes, ku u rendit e para duke fituar Medaljen e Artë me 107 kg. Sipas Ligjit të ri për Sportin në Shqipëri, shtangistja Romela Begaj do të shpërblehet me 100 milionë lekë të vjetra
Garat-Rezultatet
Datë 1 dhjetor 2017 
Evangjeli Veli 58 kg
Shkëputje 90 kg
Shtytje 110 kg
Dygarësh 200 kg
Renditja Vendi 8
Datë 2 dhjetor 2017 
Briken Calja 69 kg
Shkëputje 142 kg
Shtytje 175 kg
Dygarësh 317 kg
Renditja Vendi 4 
Romela Begaj 69 kg
Shkëputje 107 kg
Shtytje 128 kg
Dygarësh 235 kg
Renditja Vendi 2
Datë 3 dhjetor 2017 
Erkand Qerimaj 77 kg
Shkëputje 155 kg
Shtytje 187 kg
Dygarësh 342 kg
Renditja Vendi 6
Krenar Shoraj 85 kg
Shkëputje kg
Shtytje kg
Dygarësh kg
Renditja Vendi 
Reagime qeveritarësh

Ilir Meta (President i Shqipërisë)
“Të dashur miq, dua t’ju uroj një ditë të mbarë me këtë foto të Romela Begajt, e cila fitoi Medaljen e Artë për Shqipërinë në kampionatin Botëror të Peshëngritjes”.
Edi Rama (Kryeministër i Shqipërisë)
“Një lajm i bukur frymëzues në këtë situatë të vështirë. Romela Begaj Kampione e Botës. Në Botërorin që po zhvillohet në USA, Romela fitoi Medaljen e Artë, duke u shpallur Kampione në stilin e shkëputjes, dhe po ashtu u shpall nënkampione e Botës në dygarësh. Rezultati më i mirë i saj në Botërorin dhe historik për peshëngritjen shqiptare”.
Përshëndetja e Briken Caljes: Evenimet i rëndësishëm për mua
Menjëherë pas garës, peshëngritësi shqiptar Briken Calja, që u rendit në vendin e 4-t në peshën 69 kg, ka postuar këtë përshëndetje në rrjetin social Facebook. “Sot për mua është një ndër ditët më të rëndësishme të jetës sime. Ky është evenimenti më i rëndësishëm për mua, familjen të gjithë ata që më kanë mbështetur si dhe për të gjithë shqiptarët”.
Sigal