Romela Begaj: Besoni tek unë, nuk jam dopuar!

488
Sigal

Para pak ditësh, Romela Begaj rezultoi pozitive në testin B për përdorimin e substancave të ndaluara. Përsri pozitive, e nisur nga kjo, është pikërisht kampionia e Botës në fuqi që kërkon nga të gjithë që të besojnë tek ajo, pasi nuk është dopuar para turneut ku mori pjesë, nga ku u shpall edhe kampione bote. Romela, në një intervistë të dhënë, tha se stanozoli (substanca) merret edhe në mënyra të tjera, jo vetëm nga injektimet e supozuara. Begaj tha se këtë çështje do ta ndjekë deri në CAS (Gjykata e Arbitrazhit) për të bërë analizat se çfarë ka pirë dhe konsmuar gjatë gjithë vitit. Sipas saj, kjo lloj substance  merret edhe nëpërmjet ushqimit, duke saktësuar dhe vënë në dukje se peshëngritja shqiptare nuk ka një mjek të specializuar për ushqimet, që mund të vendosë se çfarë duhet dhe çfarë nuk duhet të konsumojë secili prej tyre para dhe gjatë garimit. Begaj ndër të tjera tha se nuk ka ndër mend që të dorëzojë medaljen, të paktën jo deri sa të vërtetohet çdo gjë në lidhje me dopingun, diçka që nuk ka ndodhur, jo në mënyrë të vullnetshme mesa duket.