Romela Bega pozitive? Ndoshta jo histori e përsëritur!

823
Nga Agron KAJA
SKANDALI/ Në përgjigjen e analizave të dyta, peshëngritësja shqiptare Kampione e Botës një muaj më parë, rezulton e dopuar
Lajmi i fundit dje në atmosferën sportive erdhi nga peshëngritja. Dhe nuk ishte pozitiv si lajm, sepse rezultoi pozitiv në përdorimin e substancave të ndaluara nga peshëngritësja Romela Begaj, e cila në fillimin e muajit dhjetor 2017 u shpall Kampione e Botës në stilin e shkëputjes në peshën 69 kg. Në Anaheim të Kalifornisë, Begaj u rendit e dyta në dygarësh me 235 kg, dhe ky ishte një supersukses jo vetëm për të e peshëngritjen tonë, njëherësh edhe për të gjitha sportet që Shqipëria e shqiptarët ushtrojnë. Por, Federata Botërore e Peshëngritjes ka një rregull, sepse bën një test anti-doping para dhe pas ccdo gare, duke i dhënë përgjigjet nga një muaj, deri 45 ditë më pas. Në datën 3 dhjetor 2017, Romela Begaj jetonte me famën e Kampiones së Botës, njëherësh priste ccekun 100 milionë të vjetra nga qeveria shqiptare, nga dje 16 janar 2018, kemi një shkurrorëzim të saj. “Këtë arritje ia dedikoj gjithë Shqipërisë, do mbetet dita ime më e lumtur”, kështu deklaronte Romela në intervistën e saj për gazetën “Telegraf” botuar më 28 dhjetor 2017. Ndërsa sot, referuar vetëm lajmit mediatik, njëherësh edhe reagimeve zyrtare të Presidentit të FSHP-së dhe të trajnerit Hakcani, edhe pse me dyshim, radhët nuk mund të mos vinin si njoftim. “Romela është e pastër dhe analizat janë po të pastra. Kjo bëhet me qëllim nga ndërkombëtarët, por ne kemi vendosur që të bëhet edhe testi B”, kështu deklaroi trajneri Gazmend Hakcani, e po në këtë linjë është deklaruar edhe presidenti Gjoza. “Ende nuk kemi marrë një përgjigje, apo shkresë zyrtare nga federata botërore e peshëngritjes! Jam i shqetësuar për lajmin që qarkullon, edhe pse mund të ketë dalë nga burime të tjera dhe jo nga federata botërore! Jam i bindur se Romela është e pastër, dhe ne do të bëjmë gjithçka për ta mbrojtur punën e saj! Do ta çojmë çështjen edhe në gjyq po të jetë nevoja”. 

Historia e garës, në stilin e shkëputjes Kampione Bote
Paraqitja historike nga Romela Begaj në Botërorin që u zhvillua në SHBA, nga dje ka sjellë një ndjesi të rëndë, jo vetëm për Romelën, por për gjithë sportet shqiptare. Sepse në datën 3 dhjetor 2017, ajo shënoi emrin me germa të arta në histori, duke u shpallur Kampione Bote në stilin e shkëputjes, duke fituar Medaljen e Ari, ndërsa në dygarësh zuri vendin e dytë, duke fituar Medalje Argjendi. Ndërsa lajmi se rezulton pozitiv në testin anti-doping, e bën edhe më të komplikuar sportiesten, e cila për një rast të tillë ishte dënuar edhe në vitin 2014. Historia e garës së Romela Begajt në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes që u zhvillua në Anaheim të Kalifornisë nga 29 nëntori e deri më 5 dhjetor 2017, në provën e parë në stilin e shkëputjes ajo ngriti 103 kg, më pas shtoi 2 kg në shtangën e saj, duke e realizuar me sukses provën e dytë, ndërsa në të tretën provoi 107 kg, për të siguruar medaljen e artë, me 1 kg më shumë se rivalja kolumbiane. Më të njëjtin strategji u nis prova edhe në stilin e shtytjes, ku fillimisht kishte deklaruar 130 kg, por në tentativën e parë e uli në 125 kg, duke e ngritur me sukses. Në provën e dytë, Begaj bëri mrekullinë duke ngritur 128 kg, por u pa qartë se problemi fizik që shfaqi në fund të provës së parë ishte rënduar. Tentoi 131 kg në provën përmbyllëse, por nuk ia doli dhe në dygarësh u rendit në vendin e dytë. 

Pwrgjigja e vonuar nga Agjencia Ndërkombëtare e Antidopingut 
Agjencia Ndërkombëtare e Antidopingut,WADA, e cila është e specializuar dhe e licencuar për kryerjen e këtyre testeve të sportistëve, nuk i publikoi analizat për sportistët shqiptarë, tre javë pas përfundimit të Botërorit. Ka kaluar më shumë se një muaj nga përfundimi i këtij kampionati, në një kohë që këto përgjigje do të viheshin në dispozicion të federatës sonë të peshëngritjes, qarrkullon lajmi i pakonfirmuar zyrtarisht nga WADA, se Romela Begaj rezulton pozitiv në testin anti-doping. 
GARA NË BOTËROR
Romela Begaj në peshën 69 kg
Stili Rez. Rend.
Shkëputje 107 kg 1
Shtytje 128 kg 5
Dygarësh 235 kg 2
Mesazhi fortë i Smajlajt: Sportistët të ruajnë imazhin kombëtar
STOP dopingut!
PO djersës dhe talentit!
PO stërvitjes së ndershme!
Në reagim të lajmit se peshëngritësaj shqiptare Romela Begaj, ka dalë pozitiv në testin anti-doping, Kampioni i Europës në kërcim së gjati, Izmir Smajlaj, në statusin e tij në Facebook, e quan këtë si një akt zhgënjyes. Ai e fajëson Romelën për këtë rast, dhe njëherësh bën thirrje që sportistët të ruajnë imazhin kombëtar. “Një rast tjetër dopingu në sport dhe një tjetër dhimbje për zgjedhjen e gabuar të nje sportisti! Në emrin tim personal, në emër të pasionit për sportin, të sakrificës së qindra sportistëve shqiptarë që krijuan sistemin e referencës së vlerave më të mira sportive, që arrihen veç me talent, stërvitje të pastër, vullnet, djersë, distancohem nga çdo akt zhgënjyes i përdorimit të substancave për arritjen e suksesit në sport! Izmir Smajlaj kampion Europe, ne sportistët jemi imazh kombëtar! Ta ruajmë këtë nder e të jemi krenaria e shqipes kudo në botë! Ta nderojmë emrin e Shqipërisë sonë ta bëjmë krenare me djersën e mundin e gjakun mbi gjunjët tona, me stërvitje të pastër, me Nder e Dinjitet në fytyrë!”
Sigal