Roma shkarkon Rudi Garcian, në vend të tij Spalletti

487
Rudi Garcia largohet nga stoli i Romës për t’ia lënë vendin Luciano Spallettit pas rezultateve të dobëta këtë edicion në kampioniat.
Francezi ndryshe nga sa pritej dhe pas merkatos me disa goditje të rëndësishme nuk realizoi pritshmëritë që kishin drejtuesit e klubit kryeqytetas duke sjellë edhe shkarkimin e teknikut.
Barazimi i fundit me Milanin i vendosi vulën krizës së verdhekuqve për këtë edicion, që e mbylli fazën e parë në vendin e 5 me 34 pikë.
Luciano Spalletti ka firmosur deri më 2018, ndërsa ka qenë edhe më parë në krye të Romës, teksa ka zhvilluar 224 ndeshje duke numëruar 121 fitore dhe ka fituar 2 Kupa Italie. 
Sigal