Roma për “shopping” tek Ajax-i, 20 milionë euro për sulmuesin e talentuar

514
Sigal

Romët kanë rënë dakord me Ajax-ix për të transferuar në kryeqytetin italian talentin hollandez, Justin Kluivert.

Sipas faqes të gazetarit të specializuar për merkaton e futbollistëve, Gianluca Di Marzio 19-vjeçari ka qenë i lidhur me një sërë klubesh evropiane dhe ka lënë të kuptohet se ai dëshironte të largohej nga Ajax-i.

Agjenti i tij, Mino Raiola është takuar me drejtorin sportiv të verdhekuqve, Monchi ku dyshohet se temë e diskutimeve ka qënë Kluivert.

Kartoni i sulmuesit të talentuar vlerësohet nga Ajax-i me 20 milionë euro, shifër që pritet të mos jetë problem për arkat e Romës, që këtë sezon ka marrë një “buum” fitimesh.