Roma nuk i ndahet Juventusit, goli i Xhekos mposht Kaljarin

496
Romës i ka mjaftuar një gol i Edin Xhekos në minutën e 55-të për të triumfuar në ndeshjes e javës së 21-të të Serisë A në shtëpi ndaj Kaljarit. Verdhekuqtë e drejtuar nga Luçiano Spaleti e dominuan totalisht ndeshjen dhe rastet e shumta për gol nuk munguan, por megjithatë fitorja 1-0 ishte e mjaftueshme për të shtuar tre pikë të tjera në llogari.
Pas kësaj ndeshjeje, Roma mban vendin e dytë në renditje me 47 pikë të grumbulluara, 1 më pak se Juventusi i vendit të parë dhe 3 më shumë se Napoli i vendit të tretë. Duhet përmendur që bardhezinjtë e Alegrit kanë zhvilluar një ndeshje më pak.
Sigal