Roma kërkon mbrojtës, Hysaj mbetet ëndrra e madhe e verdhekuqve

416
Sigal

Nëse trajneri i Romës, Fonseca, luan thuajse me të njëjtën formacion çdo javë, një pjesë të mirë të fajit për këtë shkon te dëmtimet e shumta, dhe numri i vogël i futbollistëve që ka në dispozicion. Ideja e strategut portugez është që ekipi të bëjë ndërhyrje në merkato që në muajin janar, dhe për këtë arsye ka pasur edhe një bisedë me drejtuesin Petrachi.

Ky i fundit ndërkohë ka bllokuar Elseid Hysaj që në verë, por nuk po arrin që të bindë drejtuesit e skuadrës së Napolit. De Laurentiis as që ka ndërmend të heqë dorë nga kërkesa e tij prej 25 milionë eurosh, një shifër që vështirë se do të paguhet nga verdhekuqtë.

Shumë do të varet edhe nga Florenzi, pasi në rast se ai do të largohej, atëherë presioni për të marrë Hysajn, do të shtohej edhe më shumë. Shkodrani ndërkohë nuk kërkon të ndahet keq me Napolin, pasi një gjë të tillë mund ta kishte bërë që në verë.