Roma, i “shkel” syrin Panuçit

558

Trajneri Kuq e Zi në rrjetën e Serisë A

Sigal

Edhe pse pak ditë më parë, Presidenti Armand Duka i besoi sërish trajnerit Kristian Panuçi duke u shprehur se ka një kontratë dhe do ta respektojë deri në fund e ardhmja e Panuçit në krye të stolit kuqezi, ka hyrë sërish në një pikëpyetje. Shkak për këtë është bërë forma e keqe që po kalon Roma nën drejtimin e Di Françeskos dhe po mendohet për pasuesin e tij. Prestigjiozja ‘Il Messaggero’ në një artikull të shkruar ditën e sotme raporton se Kristian Panuçi mund të jetë pasuesi i Di Françeskos në krye të stolit të Romës. Marrëdhënia e mirë që trajneri i Kombëtares ka me drejtuesit e Romës dhe me De Rosin, mund të bëjë që të largohet nga Shqipëria, për të provuar një eksperiencë të re te Roma. Madje, e njëjta gazetë raporton se Panuçi ka zgjedhur Karaibet për të kaluar festat e fundvitit, por mund të largohet që të enjten për të qenë në Itali, aty ku pritet që të shkojë në stadium për të ndjekur takimin mes Romës dhe Parmës. Në kampin romanist, e dinë mirë që ka një kontratë deri në nëntor 2019 me Shqipërinë, por nëse vendosin ta marrin, atëherë mund të diskutojnë me FSHF-në për t’i dhënë mundësinë të largohet