Roma i prish punë Interit, kërkon të rrëmbejë futbollistin e Barcelonës

219
Me largimin e Salah, Roma nuk po gjen një zëvendësues të denjë pavarësisht se në verë Patrick Shick u ble për një shifër të konsiderueshme nga Sampdoria. Futbollisti çek u kushtoi për afërsisht 38 mln euro por nuk po e justifikon shpenzimin e bërë, pavarësisht se ka ndikuar një dëmtim që e mbajti gjatë jashtë fushave.
Për këtë arsye verdhekuqtë janë hedhur në sulm për të siguruar shërbimet e spanjollit të Bacelonës Gerard Deulofeu i cili sezonin e kaluar ka luajtur për Milanin, ndërsa është edhe në shënjestrën e Interit.

Sipas “Diario Sport”, drejtori sportiv i Romës, Monchi, dëshiron ta marrë Deulofeu në “Olimpico”, bazuar edhe te marrëdhënia e shkëlqyer me futbollistin, me të cilin kanë punuar bashkë te Sevilla.

Inter mbetet favorit për të marrë shërbimet e sulmuesit spanjoll, por interesimi i Romës e ka komplikuar situatën, teksa fjalën e fundit do ta ketë Barcelona. Faktikisht, Inter dhe Roma kanë nisur garën për të marrë edhe një tjetër futbollist që ka mbetur në qoshe të projektit të Barcelonës, mbrojtësin e djathtë Aleix Vidal.