Roma e zbuloi kundërshtarin në “Champions” 2 orë më përpara, tronditet rëndë besimi në UEFA

526
Besimi i UEFA-s është tronditur edhe një herë me shortin e sotëm. Pasi u mësuan dy gjysmëfinalet, u vërtetua ajo që u publikua më parë, Roma do të ndeshet me Liverpool.
Ishte një postim aksidental i italianëve të cilët publikuan një foto ku shihej se ato po përgatiteshin për të shituar biletat për dy sfidat e ardhshme. Njëra ishte kundër Genoa-s në kampionat dhe tjetra kundër Liverpool në “Champions League”.
Gjithmonë në opinion futbollistik pa patur dyshime se UEFA i përcakton vetë përballjet në kompeticionet e saj. Mjafton të rikthejmë në vëmendje deklaratat e njerëzve të rëndësishëm të këtij sporti se disa prej goglave para një shorti ishin futur në frigorifer, në mënyrë që përzgjedhësi të mos gabonte e të përcaktonte ato sfida që UEFA dëshironte.
Sigal